Google dhe Motorola po punojne “X phone” per te konkuruar iPhone

Google dhe Motorola po punojne "X phone" per te konkuruar iPhoneSipas publikimeve nga Wall Street Journal  thuhet se Motorola në bashkëpunim me gjigantin Google  po punojnë mbi një smartphone të koduar me merin “X pnone”  me synim për të konkurruar iPnohne të Apple. Motorola, e cila tashmë është një filial i Google pas blerjes prej $1,5 miliard, duket se po projekton një smartphone me karakteristika te larta që do të dallohet nga konkurrenti kur të dalë në qarkullim më 2013.

Google dhe Motorola po punojne “X phone” per te konkuruar iPhone

Deri tani, lajmi pohon se Google po hasë disa probleme me ndërtimin e formës dhe me zinxhirin e prodhimit që kanë drejtuar deri në disa ndryshime në modelin e X phone. Njëra nga këto si për shembull ishte ekrani elastik referojnë burimet më të afërta për këtë çështje.

Synimi i Google për Xphone

Google ka si synim afatgjatë që të rris cilësinë e aparateve që ofron Motorola duke ulur në të njëjtën kohë edhe numrin e tyre. Në mënyrë të veçantë, Motorola punon në dy linja kryesore: me seri Droid në bashkëpunim me Verizon Wireless dhe me të riun X phone ku më vonë do të plotësohet dhe me një ‘X tablet

Megjithëse Wall Street Journal ka relativisht burime të besueshme mund të pranojmë se ‘X phnone’ mund të jetë thjeshtë një tjetër smartphone i serisë Nexus. Kemi parë aparate Nexus nga Samsung, HTC, dhe LG, atëherë duket logjike që edhe Motorola të ndjek të njëjtën gjë pasi tani i përket Google.

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.